Monday , May 12 2025

Elbasani i sezonit të ri, piketohen ata që do të ikin

Ata që praktikisht rrezikojnë më shumë të mbyllin bashkëpunimin me Elbasanin janë futbollistët që u mbaron kontrata në fund të sezonit dhe sipas burimeve në klub, vetëm pak prej tyre do t’i ofrohet rinovim edhe për të paktën një tjetër sezon.

Sakaq, lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion, për arsye teknike apo dëmtimi, sërish janë më të rrezikuarit që të mos qëndrojnë më gjatë në klubin verdheblu.

Nga ana tjetër, edhe për ata që kanë kontratë përtej këtij sezoni, do të ulen në bisedime për t’i mbyllur para kohe nëse nuk kanë bindur këtë vit.

PANORAMASPORT.AL