Nga Fatmir Popja
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan vetëm pak minuta pasi u mbyll zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 u zhvillua një takim
urgjent i Ambasadort të Holandës me prokurorë që mbikqyrën zgjedhjet parlamtare.
Në takim ishte i pranishëm z.Kreshnik Ajazi , drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si edhe prokurorët e SPAK dhe BKH.Ambasadori i Holandës Reinout Vous ka kërkuar prej tyre informacion të detajuar për të gjitha problematikat zgjedhore që u evidentuan gjatë këtij procesi.
Diplomati holandez është njohur edhe për rastet e krimeve zgjedhore dhe për klimëm elektorale që mbizotëroi nga fillimi i fushatës deri mbrëmjen e kësaj të Diele.