Partizani ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-0. “Demat” sigurojnë kështu një vend në Final Four dhe pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm.
Preka dhe Eleke me golat në limite në secilën pjesë, u dhanë të kuqve 3 pikët, që ishin të domosdoshme. Pasi e mbyllën me humbje në “Arena e Demave”, Elbasani përfundon sezonin e parë në elitë si vend i pestë.
Skuadra e Gvozdenoviç nuk ia doli të ruajë barazimin, që i dërgonte në Final Four. Portieri Qirko nuk u testua dhe Partizani e pati më të lehtë për të shfrytëzuar rastet.