Monday , April 28 2025

Florenc Spaho, një zë i fortë për qytetarët e Elbasanit

Në çdo rrugicë, në çdo lagje të qytetit, Florenc Spaho është kthyer në një figurë të njohur dhe të dashur për komunitetin. Me një përkushtim të palodhur, ai është pranë njerëzve, i dëgjon me vëmendje shqetësimet dhe aspiratat e tyre, dhe angazhohet për t’i kthyer në rezultate konkrete.


Florenci vjen nga një rrugëtim modest dhe i ndershëm: fillimisht si fizioterapist, më pas si infermier në urgjencën e spitalit të Elbasanit, dhe sot si një përfaqësues dinjitoz në Parlament. Punëtor i palodhur dhe njeri i fjalës së mbajtur, ai është ndër të paktët që e hap gjithmonë telefonin dhe nuk e ka ndarë kurrë veten nga qytetarët që përfaqëson.
Në këto zgjedhje, Elbasani ka mundësinë të mbështesë një përfaqësues që e njeh mirë qytetin dhe sfidat e tij – një njeri që ka jetuar gjithmonë mes njerëzve dhe për njerëzit.