Saturday , April 19 2025

Lajme të mira te Vllaznia, Brdariç “buzëqesh” para sfidës me Elbasanin

Në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos, emra si Krymi apo Mala kanë shprehur se kanë pasur një ngarkesë fizike, prandaj edhe u zëvendësuan në duelin ndaj bluve, për të mos u rrezikuar për ndeshjet e ardhshme.

Po ashtu grupi pritet të jetë i plotë për ndeshjen e radhës. Ku do rikthehet edhe Bajrami, i cili mungoi ndaj Dinamos, për shkak kartonësh.

Ndërsa momentalisht infermieria është bosh te kuqeblutë, të cilët realisht janë ekipi që kanë vuajtur më shumë me dëmtimet e futbollistëve këtë sezon në Superiore.

PANORAMASPORT.AL