Armando Sadiku nuk është më lojtar i Goa në Indi. Sulmuesi shqiptar ka surprizuar me vendimin për t’u larguar, ndërsa klubi i Goas tregon se palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën me efekt të menjëhershëm.
Sadiku u afrua te Goa në verën e kaluar. Prej thuajse dy vitesh është pjesë e futbollit indian.
33-vjeçari la shenjën e tij te Goa. Ish-lojtari i Kombëtares shënoi dhjetë gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa mori minuta në 24 ndeshje.
Goli i fundit ndërkohë solli dhe një shpërthim te festa që u përhap me bujë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL