Saturday , April 19 2025

Tsague: Idhull kam Lukakun, Elbasani kërkon “Final 4”. Futbolli shqiptar ka shumë duele dhe intensitet

Ndaj Egnatias kemi parë ndoshta Blaise Tsaguenë që të gjithë prisnin në Elbasan. Një sulmues potent që mbron topin, rrezikon dhe, mbi të gjitha, shënon, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren.TSAGUEMe rrjetën ndaj rrogozhinasve, ai shkoi në kuotën e gjashtë golave, me synimin për të bërë edhe më mirë në ndeshjet e mbetura. Të paktën, kështu shprehet sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, i cili, tri ndeshje nga fundi, ka besim se skuadra do ta arrijë “Final 4”. Sipas tij, ekipi synon fitoren edhe ndaj Bylisit, ndërsa futbolli shqiptar i duket shumë fizik. Në fund, zbulon edhe lojtarin nga i cili frymëzohet më së shumti.

Blaise, si ndiheni pas fitores me Egnatian dhe golit të shënuar?

Normalisht që jam shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe veçanërisht që kam ndihmuar skuadrën time me golin që shënova. Është një gol që iu kushtua nënës sime.

Tani jeni vetëm një pikë larg Partizanit. Sa të mundshëm e shihni vendin e katërt?

Synimi ynë është të përfundojmë në vendin e katërt. Nuk kemi më vend për gabime dhe çdo gjë është e mundur. Ne do të luftojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë.

Nga cili lojtarë frymëzohesh?

E marr frymëzimin nga Lukaku.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL