Wednesday , July 2 2025

U kthye nga Rodhosi për t’u kurorëzuar në Elbasan, njihuni me Marsida Beqarin, “Miss Lulja e Verës 2025”

Traditat e elbasanllinjve për festën e 14 marsit që njihet si Dita e Verës përveç ballokumes dhe organizimeve festimeve, organizoi si çdo vit edhe konkursin e Bukurisë “Miss Lulja e Verës 2025”, ku u shpall fituese Marsida Beqari.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ajo zbuloi dhe dëshirat dhe ëndrrat e saj për të ardhmen.

“Studimet i kam mbaruar në Greqi aty ku kam jetuar bashkë me familjen për disa vite. Tashmë jemi zhvendosur përfundimisht për të jetuar në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit.

Më pëlqen bota e spektaklit dhe artit.

Rodosi njihet edhe si qyteti i luleve, më mungon pasi kam jetuar një pjesë shumë të mirë të jetës time atje, por jam kthyer prej tre vitesh tashmë”, theksoi ndër të tjera, “Miss Lulja e Verës 2025” Marsida Beqari.

Ndërkaq e ftuar në studion e lajmeve ishte edhe regjisorja Xhilda Toska, e cila u shpreh se tradita e këtij eventi që nisi në vitin 2021 do të vazhdojë edhe më tej, ku Elbasani ta ketë traditë ashtu si dhe vetë Ditën e Verës.