Elbasani fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Laçit. Një 3 pikësh që u jep besim verdhebluve për zonën Final Four.
Lojtari i Elbasanit, Sigitas Olberkis, deklaroi pas ndeshjes:
“Më e rëndësishmja sot ishin tre pikët, e dinim që do ishte kështu. Ishte ndeshje e vështirë në Laç, është ekip i mirë, por erdhëm të përgatitur dhe e merituam besoj.
Do të më duket të shoh përsëritjen, ndoshta dilte jashtë, se e shpejtë duhet të reagoja, por e thashë që gjtihë skuada ishte mirë, e meritonim, fituam. Luajtëm si mundëm dhe morëm tre pikët, jemi të lumtur me këtë.
Unë dua të falënderoj dhe ta kuptojnë të gjtihë që kem shumë lojtarë që nuk po luajnë, janë të sëmurë apo dëmtuar që vijnë nga stoli, po na ndihmojnë, të gjthë po bëjnë gjithçka, unë nuk kam probleme me askënd, shkoj mirë me Qaqin e të gjithë.
Nuk du atë them për në skuadër, por kur erdha, e nisa duke luajtur ndaj Dinamos, Ndoshta ishte më e vështirë për shkak të emocioneve, por nuk di të them se kush është më mirë, është kampionat i barabartë, dhe të gjtihë luftojnë, të gjithë luajnë për topin e parë dhe të dytë. Të gjithë mund të marrin pikë. Ndaj është kampionat interesant se 3-4 pikë mund të ndryshojnë komplet renditjen.
Të gjithë janë në të njëjtin nivel, Qaqi ka punë e tij, unë timen, qendra e mbrojtjes bëjnë punë, e gjtihë skuadra e meriton.
Ndoshta është lloji i sezonit, që mbrojmë, vijmë me ndeshje më pak të bukura për të marrë pikët”, u shpreh Olberkis për RTSH.
PANORAMASPORT.AL