Monday , March 17 2025

Nënshkruhet marrëveshja/ Elbasani i bashkohet misionit të BE-së për 100 Qytetet Klimatikisht Neutrale

Është nënshkruar në Elbasan kontrata e Angazhimeve për Neutralitetin Klimatik 2030 nga aktorë kryesorë, Bashkia e Elbasanit, Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, Climate-Neutral and Smart Cities Mission, Agjencia për Eficensën e Energjisë, Universiteti Aleksandër Xhuvani dhe Prefektura Elbasan.

Bashkia Elbasan, nëpërmjet shprehjes se interesit, me datë 31 Janar 2021, Misioni i Qyteteve Neutrale ndaj Klimës dhe Qyteteve të zgjuara mori pjese në misionin e Qyteteve Neutrale ndaj Klimës dhe Qyteteve të zgjuara ku Bashkia Elbasan arriti të ishte një nga 100 vendet përfituese të këtij misioni.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z.Gledian në kuadër të misionit për eficencën e energjisëe ka ngritur struktura përgjegjëse në Bashkinë Elbasan që merren drejteëpërdrejtë me identifikimin, zbatimin, vlerësimin dhe monitorimin e prioriteteve me impakt për zhvillimin e qëndrueshëem të mjedisit, eficencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Në këtë kuadër të gjithë aktorët e pranishëm u shprehën mbi rëndësinë e uljes së emetimeve në mjedis duke marrë më shumë iniciativa për të arritur në zero emetime në 2030.

Ndër hapat konkrete të ndërmarrë nga Bashkia Elbasan përmendim zbatimin e projekteve si më poshtë:

1.Projekti “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Menaxhimin Ndërkufitar të Rrezikut nga Përmbytjet”, financuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), dhe e implementuar nga GIZ.

1.            Zhvillimi i Qendrueshem Rural/ Cash for ëork per Bashkine Elbasan si mundesi e drejteperdrjte për të mbështetur ngritjen e modeleve të qëndrueshme inovative në bujqësi dhe turizmin rural- GIZ-in, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze dhe Amerikane.

2.            Përgatitjen e Planit Strategjik për ndryshimet klimatike me UNDP-në. Plani do të ndihmojë në  Reduktimit të Risqeve nga Fatkeqësitë (RRF) Natyrore dhe Planeve afatgjatë të Përshtatjes për Nryshimet Klimatike duke integruar këtë plan me planet strategjike të zhvillimit të territorit dhe planin e emergjencave civile me të cilën operon sot Bashkia Elbasan dhe ndërkohë do të mundësojë edhe kostimin e prioriteteve me vlerë të shtuar për qytetin e Elbasanit.

3. Ndryshimeve Klimatike. Plani i zbatimit përfshin kostimin e alternativave përkatëse të përshtatjes dhe buxhetimin për këto alternativa.

4.            Planin strategjik SUMP: ”Sistemi i Qendrueshem i Lëvizjes Urbane”, në Bashkinë Elbasan me prioritete të matshme, të arritshme dhe rezultative për bashkinë Elbasan. Projekti është financuar nga ministria gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit dhe zbatuar nga GIZ.

Bashkia Elbasan duke qenë se trashëgon të kaluarën si qytet industrial për të menaxhuar sa më mirë territorin e zonës industriale për zhvillimin e bizneseve dhe gjallërimin e tyre në vazhdim të misionit të saj ka: ngritjen e murit të gjelbert në zonën e ish-metalurgjisë, projekt i draftuar dhe konsultuar me grupet e interesit publik. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Elbasanit me objektiva; krijimin e sipërfaqeve apo brezave të gjelbër, uljen e ndotjes në zonën industriale dhe përmirësimin e ajrit në të gjithë territorin administrativ të Bashkisë Elbasan, ndërgjegjesimin e bizneseve për të investuar në sipërfaqet e gjelbra dhe krijimin e partneritetit midis sektorit publik dhe sektorit privat në mirëmenaxhimin e këtij misioni me vlerë të shtuar.

“Mjedisi i paster jete e shëndetshme”, vazhdon të jetë ndër prioritet e Bashkisë Elbasan nëpërmjet ngritjeve së grupeve të menaxhimit nën pjesëmarrjen e të gjithë aktoreve lokalë.