Elbasani nuk shkoi më tepër se barazimi 1 me 1 ndaj Dinamos. Pas ndeshjes foli trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenoviç.
Trajneri i Elbasanit deklaroi pas ndeshjes:
“Pjesa e parë ndoshta ishte gabim që e respektuam më shumë se e meriton Dinamon. Është e mirë, por jo më e mirë se ne. Shansi i ndeshjes ishte i Kasës. Po të gjuante me të brendshme nga ana tjetër, ndoshta shënonte gol. Nuk e kuptoj si mund të gjuash në këtë mënyrë. E kuptoi Kasa, kisha shumë besim se është teknik. Mendova si mund të gjuajë në atë mënyrë. Mund të fitonim ndeshjen në pjesën e dytë.
Për mendimin tim, problemi ishte midis linjave, me Jonuzin. Nuk kishte problem me Hoxhën apo Alijin. Nëse ishim vetëm pak brenda, mund të dilnim më shpejt. Ideja ishte do bëjmë presion anash, kur ka topin Maliqi ose Loran. Ndoshta mund të bënim ndryshe, por kjo ishte ideja nga fillimi dhe problemi i pjesës së parë.
Bregu ka një cilësi, nuk është tipik nga krahu. Vjen edhe si mesfushor, edhe midis linjave. Mund ta mbulonim edhe Bregun. Ndoshta nga komunikimi në pjesën e parë, nuk ishim në nivel si në të dytën.
Ndoshta mund të reagonim më shpejt, jo të prisnim rezultatin negativ. Prap pozitive, se gjejnë forcën për të reaguar. Mungesa ishte edhe te pasi ku fitojmë topin, pasi i parë gabim. Dhe kur ishte shansi për ne me Kasën, ishte Karimi që pasoi.
Kasa është lojtar i mirë dhe ndoshta ka nevojë për më shumë minuta. Nuk kishte ndoshta mundësi në këto ndeshje se ishte edhe Musta lojtari i ndeshjes. Ndoshta ka nevojë për më shumë minuta.
Klevis Kasa vazhdon nesër me kombëtaren e madhe. Lajm shumë i mirë për Elbasanin dhe për atë si lojtar.
Dua të falenderoj “Tigrat” se sot atmosferë shumë e bukur”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.