Partia Socialiste ka nisur riformatimin e listave për zgjedhjet e 11 Majit, dhe burime të sigurta për elbasaniplus konfirmojnë se dy deputetë aktualë të qarkut të Elbasanit nuk do të jenë më pjesë e garës.
Sipas informacioneve ekskluzive, Desantila Tahiraj dhe Klevis Xhoxhi nuk do të jenë më kandidatë për një mandat të ri. Këto ndryshime vijnë në kuadër të një strategjie të re të PS-së për të sjellë fytyra të reja në Kuvend, duke i dhënë prioritet emrave të rinj dhe figurave me ndikim të gjerë elektoral.
Nuk dihet ende nëse këta deputetë do të kenë role të tjera brenda strukturave të PS-së apo do të angazhohen në funksione të reja politike. Ndërkohë, pritet që në orët në vijim të publikohen emrat e kandidatëve të rinj që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në këtë qark.