Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zhvilluar dje seancën plenare të radhës, ku janë marrë vendime për transferim të 5 prokurorëve, nga ato të rretheve për në organin e akuzës Tiranë dhe Elbasan. Gjithashtu u miratua unanimisht edhe plotësimi i 3 vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Enkeleda Hoxha në Kukës, Francesk Ganaj dhe Odeta Torodushi në Lezhë, Lediana Shkurti në Korçë, transferohen në Tiranë, kurse dhe Xhoana Mehmeti kalon nga Dibra në Elbasan. Të pranishëm në sallë ishin të gjithë anëtarët e Këshillit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe misioni EU4JUSTICE.
“Sipas rendit të ditës, Këshilli miratoi unanimisht, plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Në vijim, Këshilli miratoi edhe transferimin me pëlqim të prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar. Pasi një sërë diskutimesh, Këshilli miratoi transferimet me pëlqim për prokurorët me shumicë votash.
Vendimet për transferimet e prokurorëve: Enkeleda Hoxha, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Kukës, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë; Françesk Ganaj, prokuror prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Lezhë, transferohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë; Odeta Torodushi, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Lezhë, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë; Lediana Shkurti, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Korçë, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Tiranë; Xhoana Mehmeti, prokurore në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Dibër, transfereohet në prokurorinë pranë Gjykatës së Jurdikisionit të Përgjithshëm Elbasan.