Saturday , February 22 2025
FOTO ARKIVA

Elbasan – Të rinjtë konfliktohen në rrugë, dy makina përfshihen nga flakët

Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte një bashkëmoshatar për motive të dobëta.

Ndërkohë, dy automjete janë përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Skënderbej” u dogj automjeti i shtetasit M. M., 33 vjeç, ndërsa sot, rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, u përfshi nga zjarri automjeti i shtetases A. I. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarreve dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.