Barazim ‘i thatë’ në ‘Elbasan Arena’, gjithçka e hapur në Shkodër mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit

Tjetër barazim pa gola në aktin e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Elbasani dhe Vllaznia kanë mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshjen e tyre, duke gjithçka të hapur për ndesjen e kthimit, që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, dy skuadrat kanë zhvilluar një loje mjaft të fortë, duke mos u kursyer ndaj njëra-tjetrës, por qëllimi kryesor në të dy kampet ishte të mos pësonin gol.

Ndaj kjo qasje solli barazimin pa gola, që lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.