Gjinar, destinacioni turistik që po rilind – Investimet e reja po tërheqin vizitorë

Gjinarit po i rikthehet shkëlqimi, duke u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka bërë me dije se qendra e Gjinarit është tashmë e rivitalizuar dhe po pret gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.

Mikpritja tradicionale, bujtinat e reja dhe gatimet e veçanta vendase po e bëjnë këtë zonë gjithnjë e më tërheqëse për turistët. Me investime të mëtejshme, Gjinarit i parashikohet një e ardhme e ndritur në sektorin e turizmit, duke sjellë zhvillim ekonomik për komunitetin lokal.