Tuesday , July 1 2025

Elbasan/ Bie zjarr brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë

Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit pasditen e së dieles.

Zjarri ka rënë pranë godinës së sallës operative.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një ngrohëse elektrike.