Llatja: Kemi lehtësuar  procedurat për vendosjen e paneleve fotovoltaike për bizneset 

Në Papër të Elbasanit, ndodhet “Herba Fructus” një sipërmarrje që ka më shumë se 30 vite që ushtron aktivitetin e saj në Elbasan dhe që operon në tregun e bimëve medicinale. Kjo fabrikë bimësh medicinale është vizituar nga  kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja i cili pohon se “i kemi dhënë mbështetje të vazhdueshme si edhe do ti japim bizneseve, sa i takon problematikave që ato kanë kryesisht në infrastrukturë. Bashkia Elbasan ka lehtësuar procedurat në ndihmë të bizneseve për vendosjen e panelave fotovoltaike për të lehtësuar sa më shumë kostot e tyre, kryesisht në energjinë elektrike e cila ka pësuar edhe rritje”. Vendi ku edhe është  zhvendosur fabrika me një investim modern ofron edhe kushte, ndërsa vetë sipërmarrësi pohon se “të gjithë fermerët pajisen me kontrata një vjecare duke treguar një besueshmëri të lartë tek të gjithë partnerët, deri në Amerikë.

Më shumë se 200 lloje bimësh kurative grumbullohen nga fermerët e Elbasanit të cilat eksportohen në 36 tregje ndërkombëtare.