Drejtoria e Përgjithshëm e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur një hetim ndaj policisë së Elbasanit në lidhje me 9 armë automatik, pa dokumentacion të cilat kanë mbetur në zyrën e shefit të rendit.
Oficeri i emëruar së fundmi në detyrë, Faik Ruko, pasi ka konstatuar praninë e armëve dhe mungesën e dokumentacionit në lidhje me origjinën e tyre ka vënë në dijeni strukturat drejtuese.
Pas verifikimit paraprak në lidhje me rastin çështja i ka kaluar SHÇBA me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Hetuesit e SHCBA kanë kontaktuar me shefat e mëparshëm të rendit, të cilët kanë pretenduar se armët i kanë gjetur të sekuestruara dhe se nuk kanë patur të dhëna për origjinën e tyre.
Sipas të dhënave të para armët e tipit automatik model 56, dyshohet se janë mbledhur pas dorëzimit vullnetar nga qytetarët në vitin 2017, por kanë mbetur pa u pajisur me dokumentacion përkatës.
Megjithatë do të jetë SHCBA përgjegjësinë e strukturave të policisë, pasi ligji kërkon ekspertimin e tyre për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale dhe më pas asgjësimin me komision të posaçëm.