Gjykata e shpall të pafajshëm. Policia e Elbasanit e mban në burg.

38 vjeçari Ervis Hasankolli është arrestuar një ditë më parë nga policia e Elbasanit në një kohë që Gjykata e Lartë e kishte shpallur të pafajshëm. Ndaj tij në 2016 ishte vendosur masa arrest me burg me 10 vite për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa më 25 janar 2022 Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit duke e shpallur të pafajshëm.

Megjithatë nga dita e djeshme ai po mbahet në burg pas arrestimit nga policia e Elbasanit./reporttv/