Vajza e politikanit Niko Peleshi, Aleksia e ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me aktorin Romeo Veshaj dhe për akuzat se ishte ajo që e ndau nga Jonida Maliqi. Aleksia u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Jonidën dhe sipas saj nuk i shkon përshtat të kapet me të sepse nuk kanë të njëjtën moshë.
Është përfolur në media që ti ke qenë një nga arsyet pse Romeo dhe Jonida u ndanë, është e vërtetë?
Aleksia Peleshi: Jo, aspak. Kur jam njohur unë me Romeon, ata ishin ndarë.
Jonida ju uroi publikisht. Ti a e falenderove? Apo nuk ke asnjë kontakt me të?
Aleksia Peleshi: Çfarë t’i them unë (qesh). Faleminderit. Jo nuk kam kontakte me të. Nuk më lidh asgjë me Jonidën, ajo është shumë më e madhe në moshë se unë dhe nuk ka lezet të kapemi me njëra tjetrën.