Në Elbasan janë konfirmuar ditet e sotme tetë raste me të prekur me koronavirus. Sipas raportimeve te gazetarit te abcnews.al se mes tetë të infektuarve është një ish pedagog dhe një mësues. Ndërkohë, mjeku kirurg Gëzim Dervishasani i infektuar disa ditë më parë është shëruar, duke fituar kështu betejën me virusin e rrezikshëm.
Situata në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 152 raste të reja dhe dy humbje jete në spitalet Covid.