Covid-19 vijon të zgjerojë vatrat në Elbasan. Vizion Plus mëson se janë 7 mësues dhe nxënës që kanë dal pozitiv por ka edhe nga ata që janë vetëizolur për shkak të shenjave klinike. Nxënësit të cilët kanë rezultuar me temperaturë të lartë gjatë ditës së parë të shkollës sipas protokollit nuk janë pranuar në klasë dhe po ashtu drejtoria e shkollës ka njoftuar Institutin e Shendetit Publik dhe Mjekun e familjes për vijimin e procedurës.
Ajo që mbetet shqetësuese është mosrespektimi i distancimit social në oborret e shkollave ku ashtu si ditën e parë edhe sot nuk u respektua nga prinderit të cilët “fajin’ ia lënë drejtorisë së shkollave për mosorganizim të turneve.
Nga ZVA Elbasan bëhet me dije se është duke vijuar testimi i të gjithë rasteve të kontaktit të mesuesve që janë konfirmuar pozitive dhe kane qene te pranishëm në shkolla.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 152 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19. 16 raste janë shënuar ditën e sotme në Elbasan.