Një ditë më parë, një 15-vjeçar është dhụnuar nga Policia e Shtetit, në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Adoleshenti po bënte xhiro me biçikletë kur ka ndodhur ngjarja. Pas kësaj ka reaguar nëna e djalit, Zaida Çobo, e cila ka zbuluar se si e ka marrë vesh që djali i saj është dhụnuar dhe më pas është marrë në rajonin e policisë.
Por kush është Zaida Çobo?
Ajo është ish-banore e “Big Brother Albania 8”. Por edhe pas daljes nga BBA, nëna e 3 fëmijëve vendosi që të mos i ndahej jetës publike dhe spekakleve.
Ajo u ftua në emisione të ndryshme ku fliste kryesisht për temat sociale, forcën e femrës etj.
Gjithashtu Çobo ka treguar edhe aftësitë e saj si aktore. Ajo luajti në filmin “Dashuria s’mjafton”, të Drilon Hoxhës.