400 mijë lekë ryshfet, Gjyqtarja e Elbasanit e shoqëruar nga policia mbërrin në Gjykatën e Posaçme

Ka mbërritur këtë të diel në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka. Vyshka është parë e shoqëruar me dy efektivë, ndërsa mban të veshur një fustan të gjatë.

Kujtojmë  që gjyqtarja u arrestua pasi nga vëzhgimet doli se Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj merrnin rryshfete për ulje dënimi.

Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.