35 vjeçarja nga Elbasani gjendet pa jetë në kanal. Detajet tronditëse nga policia

Nevila Pjetri është 35-vjeçarja shqiptare që u gjet e vrarë dhe e zhveshur buzë lumit në Itali. 35 vjeçarja Pjetri është nga Elbasani dhe prej vitesh jetonte në shtetin fqinj ku sipas mediave italiane punonte si prostitutë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës të së shtunës në zonën e La Spezias, në rajonin e Massa di Carrara. Gjatë orëve të natës trupi i viktimës është pikasur nga disa turistë të cilët kanë njoftuar policinë. Karabinierët kanë konstatuar shenja të shumta dhune në trupin dhe fytyrën e të resë.

Dyshohet se vdekja e shqiptares ka ardhur si pasojë e një vrime pas qafe ku mund të jetë qëlluar me plumb ose mjet prerës.

Fillimisht u mendua se 35-vjeçarja mund të ishte vrarë diku tjetër e më pas të ishte hedhur buzë lumit por në vendin e ngjarjes u gjet një sasi e madhe gjaku. Më vonë gjatë ditës së sotme, dëshmitarët thanë se për herë të fundit Nevila Pjetri u pa të hipte në një makinë të bardhë pranë zonës ku u gjet e pajetë.

Një nga dëshmitarët e ngjarjes tregoi para hetuesve se pa një burrë të nxirrte një trup njeriu nga makina, të cilin e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty.

Nevila Pjetri nuk është e panjohur edhe për policinë shqiptare. Vite më parë ajo u arrestua në Elbasan së bashku me motrën e saj  dhe dy persona të tjerë për “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”.