Burime nga Best Channel bejne me dije se 31 vjecari me iniciale V.S. nga lagjia 5 Maji ka qene te marten e kaluar ne Itali, per te takuar tezen, kuu eshte infektuar me Koronavirus. Dy prinderit e tij te moshes 59 dhe 60 vjec jane vetekarantinuar në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 23 numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Janë konfirmuar dy personat e djeshëm të dhënë si të dyshuar nga Best Channel.
Janë dy të rinj mbi 30 vjeç të ardhur nga Milano. Njëri eshte personi i mesiperm me banim në lagjen 5 Maj, tjetri në pallatet përgjatë bulevardit në qendër të Elbasanit. Këta dy të rinj kishin ardhur prej një jave nga Italia, por vetëm të hënën kishin shfaqur shenjat e para. Ka shqetësim për lëvizjet dhe takimet e tyre gjatë kësaj jave.
Komunikata zyrtare e Ministrise:
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë në total 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.