Ashtu si në të gjithë vendin, edhe Elbasani javët e fundit po përballet me rritje të rasteve të infektimeve me Covid-19. Drejtori i qendrës së kujdesit parësor shëndetësor, Xhevahir Budani, rendit disa nga arsyet e kësaj situate, ndonëse pranon se situata konsiderohet sërish si e qetë: “Këto ditë ka pasur shtim të numrit të rasteve. Kjo vjen nga varianti i ri Delta dhe mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve”.
Ndonëse vaksinimi vlerësohet që po ecën me ritme të kënaqshme dhe që parandalon simptomat e rënda të virusit në rang qarku, në Elbasan rezultojnë të vaksinuar më pak se një e treta e popullsisë. Moshat e reja janë më indiferentët për t’u vaksinuar.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 24 persona, ndërsa rastet aktive janë 304.