Mbrëmjen e kësaj të marte policia e Elbasanit ka realizuar një ndjekje si nëpër filma në rrugët e qytetit. Mësohet se është ndaluar në Bradashesh në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, një mjet tip “Seat”, ngjyrë e bardhë me targa, me dy persona të grup moshës 25-30. Dy personat e kanë marrë mjetin me qira në Tiranë.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews, në këtë ndjekje janë përfshirë forca të shumta police, rreth 30 efektivë, të cilët kanë arritur të kapin dy të rinjtë të cilët i kanë shoqëruar në komisariatin e policisë Elbasan. Nuk bëhen me dije detaje të tjera për dy të rinjtë e shoqëruar./abcnews/