3-vjeçari dërgohet me urgjencë në Pediatrinë e Elbasanit. Humb jetën pas disa orësh

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet. Foshnja A.I është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen dhe pas disa orësh ka humbur jetën, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia. Fëmija ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit.

‘Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.’- njofton policia.