Vitet e fundit, të rinjte po largohen nga vendi në masë drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Mirëpo një 26-vjeçar shqiptar që ka emigruar në Gjermani ka shkruar një mesazh për të rinjtë shqiptar ku tregon se realiteti që gjeti në Gjermani nuk është aspak ashtu siç e kishte pritur. I riu ka treguar se punon në ndërtim dhe se qiratë janë shumë të larta per pagat e tilla. Po ashtu rrefen se si në sytë e gjermanëve shqiptarët kryesisht shihen si të pavlerë dhe i trajtojnë shpesh si inf eriore.
Në Shqipëri, ai thotë se kishte një punë të mirë në nje zyrë por se në Gjermani puna që bën në ndërtim për të është shumë e rëndë. Ndaj në përfundim të mesazhit të tij, ai ka dhënë një mesazh për të rinjtë e tjerë shqiptarë ku thotë se të rinjtë duhet të largohen nga Shqipëria vetëm nëse ata kanë gjetur të sigurt një vend pune në profilin që kanë studiuar apo qe u takon.
Mesazhi i plotë: “Pershendetje! Duke qene nje faqe mjaft e ndjekur dhe duke marre shkas nga te rinjt qe te gjith duan te largohen nga Shqiperia nje moment e me pare po ju them nga eksperienca se e jasht shtetit nuk esht si ata mendojn e une mendoja.
Do te thoja se ktej eshte me e veshtire, une jetoj ne gjermani dhe kryej nje pune ne ndertim mjaft te rend kjo per te ardhurat qe sjell, nderkohe qerate jane mjaft te larta duke filluar nga 800 euro dhe e veshtire ta gjesh ne nje vend te mire.
Ne syte e gjermaneve ne ndihemi te pavlere e na trajtojn ne menyre inferiore ,nderkohe shkollat tona ktu nuk njihen, patentat jane gjithashtu te pavlera dhe thjesht sherbejme si punetor per punet me te renda qe vendasit i pêrbuzin. Une jam 26 vjec, ne Shqiperi kisha nje pune te mire ne zyre,pasi kam perfunduar studimet master, kisha shoqerine time dhe mjaft njerez, por duke u shtyre nga leket mendova te le vendin per nje jete me te mire por qe ne fakt ishte me e veshtire.
Atje pra trajtohesh si kafshe pune dhe jo si nje njeri qe di e mund te arrish dicka. Nuk po e zgjas por ju jap nje mesash te gjithe Shqiptareve te mesojne e te punojn ne vendin e tyre ose nqs do te largohen jasht vetem nese arrijne te sigurojn nje vend pune ne profilin qe kane studiuar.