Gjatë muajve të fundit ashtu si e gjithë bota edhe Shqipëria është prekur nga Korinivirusi i ri Covid-19. Për pothuajse 3 muaj vendi ynë u izolua plotësisht me qëlim ndalimin e përhapjes së këtij virusi tek popullata. Shumë prej të prekurve u shtruan në spitale dhe disa të tjerë e kanë humbur betejën me këtë virus dhe ditë e sotme totali i personave që ka në humbur jetën shkoi në 38, raporton elbasaniplus.
Në të gjthë Shqipërinë numri total i personave që janë testuar për covid-19 ka shkuar në 21510 prej të cilëve 1722 kanë dalë pozitivë. Deri ditën e sotme janë shëruar 1077 persona dhe vetëm 645 janë raste active, prej të cilëve vetëm 53 janë të shtruar në spitalin infektiv. Qarku i Elbasanit është ndër qytetet e prekura nga covid 19 dhe që nga fillimi i pademisë janë prekur 26 persona.
Lajmi i mirë është se vetëm 8 prej tyre janë raste aktive dhe pjesa tjetër janë të shëruar. Të gjitha rastet aktive ja asimptomatik ose me simptoma të vogla dhe po marrin trajtim në shtëpitë e tyre.
Kjo e mërkurë është dita e dytë radhazi që është shënuar një humbje jete, e ndërsa numri i rasteve të reja në 24 orë ka pësuar një zbritje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 333 testeve janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 50 persona, si raste kontakti, por edhe vatra të reja, për të cilën ministria shprehet se ka nisur një hetim epidemiologjik. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient nga Tirana, 82-vjeçe e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 38./elbasaniplus/