Një pacient 24 vjeçar është dërguar menjëherë ditën e sotme nga spitali i Elbasanit drejt atij “Shefqet Ndroqi. Besohet se i riu mund të jetë prekur nga koronavirusi, pasi ka shfaqur temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen. Duket se vatra që ka shkaktuar numrin më të lartë të të infektuarve në Elbasan është restoranti në qendër të qytetit, që ka funksionuar deri të premten e javës së kaluar, edhe pse prej disa javësh Qeveria kishte urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, në kuadrin e masave anti-Covid 19.
Dyshohet se janë të paktën 9 pacientë nga 15 që ka Elbasani që janë infektuar me Covid 19 janë infektuar pikërisht nga kontaktet që kanë pasur me çiftin e bashkëshortëve që ishin pronar të restorantit.
Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan duke e çuar kështu në 15 numrin total të të prekurve. Bëhet fjalë për një të moshuar 78- vjeçare dhe dy partnerë, përkatësisht 39 dhe 35 vjeç.