24 orë ujë të pijshëm në ditë, ka qënë një ndër premtimet kryesore në çdo fushatë elektorale në Elbasan. Pavarësisht premtimit të politikës qytetarët elbasanas furnizohen me orar, madje edhe në këto ditë të nxehta kur nevojat për ujë janë më të mëdha.
Furnizimi me kohë të pjesshme detyron shumë familje të vendosin depozita në tarraca edhe pse konsiderohen të ŗrezikshme. Vetë qytetarët shprehin domosdoshmërinë e furnizimit me ujë pa ndërprerje, ndërsa për ata që jetojnë jashtë vendit është e pakonceptueshëm sesi në vitin 2022 qyteti vuán mungesën e ujit të pijshëm.
“Me ndërprerje nga dy orë në mëngjes, drekë e darkë. Ujë ka por gjithë fajin e ka bashkia. Janë orare të përhershme, me depozitë uji dhe pompë ia dalim”-shprehen banorët.
Për zv dejtorin e ujësjellës – kanalizimeve në Elbasan Julian Dervishi është e pamundur që me rrjetin e amortizuar që kanë trashëguar të furnizojnë qytetin pa ndërprerje.
Z. Dervishi është besimplotë se në muajin tetor do të nisin punimet për ujësjellësin e ri në Elbasan, i cili do ti jepte fund njëherë e mirë problematikës së ujit të pijshëm. Duhet theksuar fakti se Elbasani rrethohet nga burime të shumta ujore, por nevojitet financim.(faxweb)