22 punonjësit e bankës në Elbasan testohen për Covid-19. Priten rezultatet e tamponeve që dalin sot në mesditë

Pas ngjarjes, kur një punonjëse e një Banke të nivelit të dytë në Elbasan së bashku me 2 vajzat e saj janë konfirmuar me koronavirus, 22 punonjësve të kësaj banke iu është marrë tamponi që dje, dhe është njoftuar se do të ndërpritet puna, deri në mbërritjen e përgjigjeve të analizave të këtyre

22 punonjësit e Bankës në Elbasan janë futur në karantinë pas infektimit të koleges së tyre.

Dyshohet se punonjësja është infektuar gjatë kohës së shërbimit ndaj qytetarëve në bankë.