21 aktivitete për “Ditën e Verës”, Elbasani kryeqendra e kësaj feste.

21 aktivitete, në 5 ditë fantastike do të shoqërojnë festën e ardhjes së pranverës në qytetin ku edhe ka lindur kjo festë.

 Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës, e kanë kryeqendrën në Elbasan.

Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, festimet e Ditës së Verës, do të startojnë në datë 10 Mars për t’u finalizuar me drekën e 14 Marsit. 

21 organizime festive në 7 pika të qytetit të Elbasanit, kjo është edhe harta e festimeve në prag të Ditës së Verës, deri në perëndimin e 14 Marsit.

Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës:

Data 10 Mars

Kampionatet Sportive, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, nga ora 09.00 deri 20.00

Sofra e Elbasanit: “S’vyshket lulja e Elbasanit, s’mehet sofra e bujarisë”  Fish City Rozafa

ora 17.00

11 Mars

Koleksioni i mjeteve Retro, Sheshi “Gensher”, ora 11.00

Street Party,  Sheshi “Gensher”, ora 11.00

Koncert “Dritës tande xhevahir” Eda Zari. Teatri “Skampa”, ora 18.00

Jazz Festival  Sheshi “Gensher”, ora 20.00

12 mars

“Elbasan cross tour” Turi i çiklizmit, Stadiumi “Elbasan Arena”, “ Sheshi Gensher”, ora 11.00

Kampionati i futbollit mes shkollave të mesme të Elbasanit, Kompleksi sportiv “Shefqet Lamçja”, ora 11.00

Defile: Paradë e Asambleve popullore artistike, Stadiumi “Elbasan Arena”, “Sheshi Gensher”, ora 16.00

“Nën tingujt e folkut vjen pranvera”, Koncert me muzikë popullore, Sheshi “Gensher” ora 18.00

13 Mars

“Cicërimat e Pranverës”, koncert nga fëmijët e kopshteve, Parku “Rinia” ora 10.00

“Këndi i Balonave” Stadiumi “Elbasan Arena”, ora 12.00

“Java Olimpike” Finale, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”

Koncert i madh festiv, “Eja n’Elbasan”, sheshi “Gensher” ora 20.00

14 mars

Parada e Karnavaleve, Bulevardi “Aqif Pasha” ora 09.00

Koncert për fëmijë “Mirëseerdhe pranverë” Sheshi “Gensher” ora 10.00

Panairi i Zejeve, Lulishtja “Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00

Ekspozitë: “Elbasani nën penel”, Sheshi “Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00

Arena e Sportit, Stadiumi “Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30

Koncert festiv: Diell n’Elbasan”, Sheshi “Gensher” ora 11.00 – 12.30

Për të shijuar këto larmi aktivtetesh me rastin e festës pagane të “Ditës së Verës” kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja, fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.