2 lagje në Elbasan sot nuk do të bëjnë gjumë të qetë.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të ŗrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë reshjet e dendura të shiut. Nga veriu në jug në disa vende ka ŗrezik përmbytjesh, mes tyre është Elbasani.

Reshjet e dendura dhe prurjet nga zonat malore në rrethin e Elbasanit kanë krijuar ŗrezik në lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Vullnetari”. Banorët e këtyre lagjeve janë pranë përroi të Zaranikës dhe ka ŗrezik që ky përrua, për shkak të reshjeve të shumta, të dalë nga shtrati.