Ajo ka thënë se si çdo ditë ka shkuar në shkollë, por nuk është kthyer në orarin që kthehej përditë. E për këtë ajo ka shkuar dhe ka pyetur në shkollë ku i kanë thënë se atë ditë kanë qenë me shkurtim orët dhe ajo është larguar.
Ndër të tjera nëna e adoleshentes Eliza Tozaj, ka theksuar se para disa ditësh kanë pasur një debat me gocën për shkak të një lidhje me një djalë por që e kishin zgjidhur dhe i ishin kthyer normalitetit.
“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht.
Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I zgjidhëm dhe ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16 vjeçares.