Diten e sotme janë konfirmuar me covid-19 tre infemiere në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci’’ në Elbasan. Së pari ka rezultuar pozitive kryeinfermieria e pavionit të urgjences dhe me pas dy infermiere të cilat mendohet se janë infektuar nga kryeinfermieria. Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, urgjenca e këtij spitali ka qenë me shërbim të reduktuar.
Deri më tani në Elbasan janë 159 raste aktive me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 4 humbje jete dhe 133 raste të reja.