“Big Brother Albania”, reality show që këtë herë u vendos të mbahet me VIP-at dhe figurat e famshme shqiptare, është kthyer në pak kohë në një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, duke i bërë të gjithë shqiptarët të ngulur pas ekranit, për të zbuluar të rejat e personazheve.
Një nga temat më të diskutuara kur bëhet fjalë për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” është pikërisht thashethemi se ata paguhen për prezencën e tyre.
Bëhet fjalë për një shpërblim me 1500 euro në javë.
Lidhur me këtë çështje, ka folur ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valon Shehu.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai është pyetur nëse kjo teori për shpërblimin e banorëve është e vërtetë.
Valoni është përgjigjur duke e mohuar këtë dyshim dhe theksoi se thashethemet nuk ishin të vërteta.
“Jo, jo unë por ashkush dhe këtë e them me plotë bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe, nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”.