14-vjeçari Hermes Halili arriti të kapë i pari Kryqin gjatë ceremonisë tradicionale të Hedhjes së Kryqit në ujë, e cila u zhvillua në kompleksin Ajek, në Elbasan, me rastin e festës së Ujit të Bekuar (Theofania).
Ceremonia u drejtua nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andon Merdani, i cili, përpara hedhjes së Kryqit, mbajti Meshën Hyjnore në kishë, në praninë e besimtarëve të shumtë ortodoksë. Meshat u zhvillua sipas traditës fetare dhe u pasuan nga procesioni drejt vendit ku u krye riti i shenjtë i bekimit të ujit.
Në momentin kulmor të ceremonisë, disa të rinj u hodhën në ujë për të kapur Kryqin, ndërsa i pari që arriti ta nxjerrë atë ishte i riu Hermes Halili, i cili u prit me duartrokitje dhe urime nga besimtarët e pranishëm.
Riti i Ujit të Bekuar simbolizon pagëzimin e Krishtit dhe pastrimin shpirtëror, duke përfaqësuar një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit fetar ortodoks. Ceremonia në Elbasan u zhvillua në një atmosferë solemne dhe festive, duke mbledhur qytetarë të moshave të ndryshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.