Me një festë madhështore të muzikës dhe trashëgimisë kulturore, Elbasani u përfshi me tingujt e ngjarjeve të mëdha për të nderuar 115 vjetorin e Bandës Frymore “Afërdita”.
Në qendër të qytetit një paradë e jashtëzakonshme u zhvillua për të festuar kontributin e kësaj bande legjendare në historinë dhe identitetin e Elbasanit.
Nën kujdesin e vecantë të kryetarit të bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja, Qendra e Artit dhe Shoqata Kulturore Skampa, oganizuan një event i cili mblodhi qindra qytetarë elbasanas dhe mysafirë nga i gjithë vendi.
Parada e Bandave Frymore të vendit bashkë me tingujt e bukur të orkestrave të ftuara nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Berat, Shkodër dhe Mali i Zi sollën një atmosferë festive mbresëlënëse nëpër rrugët e Elbasanit.
Në kulmin e këtij eventi një moment i vecantë iu kushtua nderimit të Emin Palluqi drejtuesit të shquar të Bandes Frymore “Afërdita”.
Ai u vlerësua nga kreu i bashkisë së Elbasanit me titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin “Për kontributin e tij 25 vjecar në drejtim e orkestrës frymore Banda “Afërdita” me nivel të lartë artistik dhe professional”.
Kjo paradë dhe ky koncert, jo vetëm festoi 115 vjetorin e Bandës Frymore “Afërdita”, por gjithashtu shënjoi një moment të rëndësishëm për historinë dhe trashëgiminë e muzikës së Elbasanit, duke kujtuar me krenari sukseset dhe kontributin e madh të kësaj bande legjendare.
Themeluar në vitin 1917 “Afërdita” nuk është vetëm një ansambël muzikor, por një simbol i rezistencës, përkushtimit dhe artit të muzikës së trashëgimisë së qytetit.
Në rrugëtimin e saj ajo ka pasur drejtues e muzikantë nga të gjitha kohërat, si Thanas Floqi, Filip Papajani, Sokol Paparisto, Sulejman Gjevori, Mit’hat Stringa, Alfonc Balliçi, Sulejman Baltëza, Blerim Narazani, Emin Palluqi, Josif e Leonard Shuteriqi, Hamit Kusi, Ndriçim Behluli, të cilët me talentin dhe pasionin e tyre kanë bërë që tingujt e kësaj të bien në zemrat e brezave të Elbasanit.