11-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rënduar në spitalin e Traumës, pasi plumbat e kanë prekur në kraharor. I mituri tjetër, 17 vjeç, që mbrëmjen e djeshme është transportuar për mjekim në një spital privat në Tiranë.
19-vjeçari Kian Mullahi është jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Traumës është edhe 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili po ashtu nuk ka probleme.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së enjtes teksa po lëviznin me G Class kur u qëlluan, por s’dihet kush ishte shënjestra.