11 persona aktivë me COVID 19 në qarkin e Elbasanit. 2 persona humbin jetën në 24 orët e fundit.

Që prej lirimit apo mbylljes së karantinës në vendin tonë është vërejtur një shtim i rasteve të personave të prekur me Covid 19. Me gjithë thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për zabatimin e rregullave të distancimit social me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit duket se njerëzit “janë të shurdhët”.

Në çdo institucion apo aktivitet public ose privat vihet re se 90% e personave që marrin pjesë nuk i zbatojnë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndëtësisë. Të gjithë vazhdojnë të sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke u takuar e puthur në faqe, duke frekuentuar baret dhe restorantet pa ruajtur distancat apo duke marrë pjesë në ceremoni festash apo hidhërimesh.

Përgjatë dy ditëve të fundit, Shqipëria ka shënuar 2 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 53. Mësohet se ka ndërruar jetë një 59 vjeçare nga qyteti i Lushnjes dhe një 77-vjeçar nga Vlora.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. “Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor”, njofton MSH-ja.

Një ulje të ndjeshme ka pasur sa i përket numrit të të infektuarve, 61 raste të reja, 16 më pak se dje, që vijnë si rezultat i 355 testime të personave të dyshuar, ku sërisht Tirana mban numrin më të lartë të të prekurve.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Elbasan (Belsh)”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Teksa lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, një lajm jo shumë i mirë është numri i shtrimeve në spitalin Infektiv.  Aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, ku mësohet se një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Nisur nga fakti se ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private,ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithëve të respektojnë rregullat.

Në qarkun e Elbasanit përgjatë 24 orëve të fundit është evidentuar 1 rast pozitiv me Covid 19, duke e çuar në 11 numrin e rasteve active në këtë qark. Një numër relativisht i ulët nqs të infektuarit zbatojnë rregullat dhe izolohen në banesat e tyre, por shumë i lartë nësë ata i thyjnë rregullat.

Shpresojmë që çdokush të zbatojë rregullat e vendosura, duke kontribuar kështu në minimizimin e dëmeve që shkatn ky virus, duke filluar me humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e ekonomisë.