Ka shkuar në 79 numri i personave të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor ndërsa 11 të tjerë kanë humbur jetën pas inflamacionit të rëndë të sistemit nervor.
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha së se situata është nën kontroll dhe se harta e infektimeve përfshin disa qytete.
“Ky sezon e bën edhe fluksin më të ulët, ndërkohë edhe shfaqja e rasteve ka qenë më e pakët. Theksoj që kemi një prekje prej 79 rasteve dhe ndërkohë kemi pasur rreth 40 raste të dyshuara. Edhe humbjet e jetës kanë qenë prezent, kryesisht grupmosha e prekur është mbi 60 vjeç”, tha Tomini.