1000 euro për një “kafe”! Mashtron me vende pune dhe marrjen e provimeve, pazaret bëhen në fakultetin e Elbasanit

Në emisionin Fiks Fare ankohet një studente se është máshtruar nga një vajzë për t’u punësuar si sekretare në Fakultetin e Elbasanit. Studentja për t’u punësuar i ka paguar dy mijë euro vajzës e cila do e punësonte me anë të Rektorit të Universitetit të Elbasanit. Studentja thotë se vajza i ka thënë se e ka punësuar pa shkuar asnjë ditë në punë madje dy herë para fakultetit i ka dhënë një zarf me nga 400 mijë lekë për të cilin i ka thënë se kjo është rroga.

Pra vajza mashtruese përveçse e ka punësuar studenten në fakultet pa shkuar asnjë ditë në punë, mund të tërheq edhe rrogën nga borderoja e fakultetit në emër të një tjetër të punësuari. Studentja tregon gjithashtu se përveçse ka paguar dy mijë euro ka dhenë lekë edhe për Certifikatën e Anglishtes, pasi i duhej si dokument për të hyrë në punë. Studentja denoncoi rastin për të kërkuar ndihmë në emisionin Fiks Fare, pasi ajo nuk është e vetmja e cila është máshtruar nga vajza në fjalë. Ajo u pohon gazetarëve se dhe shumë njerëz të tjerë janë bërë viĸtima të mashtrimit siç e pësoi dhe ajo vetë.

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë vajzën seksere e cila pranon marrjen e parave. Ajo premton marrjen e provimeve dhe punësim kundrejt parave. Madje i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit të marrë kredi për të paguar dy pedagogë për të marrë provimet e fundit. Ndërkohë që i tregon bashkëpunëtorit të Fiksit gjatë bisedës, se studentes që u ankua në Fiks do ja kthejë dy mijë eurot, pavarësisht se ajo nga kjo shumë mori vetëm një mijë euro sepse të tjerat i mori një shoqe e saj. Në këtë mënyrë zgjerohet edhe rrethi i personave që mashtrojnë në këtë fakultet.

Të gjitha takimet me këtë seksere kryhen brenda ambienteve të fakultetit në sallat e leksioneve. Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë edhe tre persona të tjerë që janë mashtruar. Ata tregojnë se kanë paguar nga një mijë apo dy mijë euro tek Aurela po që nuk u është mbaruar puna për të cilën kishin dhene lekët. Madje ata thonë se kanë qëlluar në tavolinë edhe me 20 persona të tjerë që janë mashtruar nga Aurela. Të gjithëve u premton punë si sekretare ose pedagogë në fakultet apo marrjen e provimeve kundrejt parave, por askujt nuk i mbaron punë.