10 muaj pandemi/ Dr.Tritan Kalo citon 5 mësimet: Ish-brekëgrisurit e djeshëm dhe pasunarët e sotëm…

Doktor Tritan Kalo e ka nisur këtë ditë të parë të 2021 me mesazhin për shqiptarët, duket treguar gjithashtu edhe 5 mësimet e nxjerra nga pandemia e Covid-19, flama për të cilën po luftohet këto 10 muaj.

KOHË KOVIDIANE… Gëzuar e vetëm mbarësi për të gjithë Bashkëkombasit e mi në vitin 2021!

Mësimi më i madh i jetës që mora në këto 10 muaj e fundit të 40 viteve të mantelbardhësisë ishte fakti se, në  ZËMRAT dhe në MËNDJET e njerëzve NUK të fusin as Protagonizmat, as Paratë, as Partitizmi dhe as Gjithollogjia, POR vetëm e vetëm Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi….

Përulem me plot respekt e mirënjohje përpara të gjithë atyre, që me fjalë zëmre më kanë mbështetur të vijoj ballëlartë në këtë udhë sa të vështirë po aq energji sjellëse të përgjatë dhënies së përkujdesit shëndetësor ndaj atyre, të cilët gjinden në kushte të vështira për shëndetin….

PORTA dhe ZËMRA ime do të mbeten kurdoherë të hapura për gjithkënd nga ju….Këto 10 muaj të përballjes me Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 ishin edhe muaj mësimesh  të mëdha për këdo…..

Po citoj vetëm 5 (pesë) MËSIME të vyera për të gjithë: 1- për Politikanët brenda dhe jashtë vendit se ASNJË SISTEM SHËNDETSOR nuk është perfekt, dhe se çdo gjë duhet rishikuar thelbësisht për ta bërë atë më të DOBISHËM për njerëzimin,

2- Se Solidariteti shoqëror ende çalon shumë sidomos mes “il poppolo Albanese” dhe “ish-brekëgrisurve të djeshëm dhe pasunarëve të sotëm”, të cilët pak ose aspak ofruan në përballjen me këtë “flamë mbarëbotërore”, në vijim edhe të pandjesisë së pas tërmetit të 26 Nëntori 2019, 3- se Politizimi i tejskajshëm që ndodhi me Shëndetësinë pas 22 Marsit 1992, ka hedhur rrënjë të thella në mentalitetin e shumë mjekëve, të cilët shqetësimet e sektorit më shumë i shohin dhe i gjykojnë me “syrin dhe mëndjen e Partisë”,  se sa me syrin dhe mendjen e Mantelbardhit jo militant e të pa delezuar,

4- se jo pak “të Rebeluar” në Facebook apo në mediat e tjera fshehin shpesh me këtë mënyrë shprehje dhe sjellje, atë që ata/ato nuk janë realisht në praktikën e punës së tyre duke filluar, që nga disiplina e mangët e punës, nga sjellja direkte pragmatike/servile me eprorët në të kundërt me frymën rebeluese të “facebook-istit”, mungesën e deontologjisë dhe të etikës mjekësore apo përgatitjen disi çaluese profesionale të tyre,…Dje, sot dhe kurdoherë të lartësojnë vetëm e vetëm Puna, Përkushtimi e Profesionalizmi dhe aspak kërkimi i Protagonizmit apo yshtjet Partiake,

 5- se SHQIPËRIA e këndej dhe andej Drinit mundet dhe duhet të zhvillohet vetëm me MIRËKUPTIMIN, BESIMIN, RESPEKTIN dhe MBËSHTETJEN e njëri-tjetrit me sytë e mendjes dhe të veprimit drejt Bashkimit Kombëtar në Trojet Arbërore të 28.11.1912…..

GJITHKUSH nga ne ka një rol për të luajtur dhe një kontribut për të dhënë, pavarësisht nga madhësia e tyre, sepse MËMËDHEU, Shqipëria jonë e 28 Nëntorit 1912 ka nevojë për të gjithë ne, që të NALTËSOHET dhe të MBROTHSOHET….Ishim, jemi dhe kurdoherë do të mbetemi një Komb, një Territor, një Gjuhë, një Flamur, një Ardhmëri, një Atdhe….Ishim, jemi dhe do të mbetemi Shqiptarë vendas dhe jo ardhanakë në Trojet Arbërore…Together forever!!!