Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ka sqaruar vendimin për pezullimin e monopatinave.
“Monopatinat janë një burim aksidenti shumë i madh. Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, janë mbi 1 mijë aksidente të ndodhura nga fillimi i këtij viti.
Në fakt, dhe po t’i referohesh të dhënave, jo në të gjitha rastet Policia e Shtetit njoftohet për këto aksidente. Vetëm kur është njoftuar Policia, janë 1 mijë raste, nuk janë pak. Patjetër, që monopatinat janë një rrezikshmëri e madhe për të gjithë qytetarët, kështu që patjetër ne ndërhymë edhe në këtë pikë, duke i pezulluar përkohësisht dhe duke na dhënë mundësinë që ne ndërkohë të ndërtojmë një bazë ligjore ku të qartësohet dhe të standardizohet mënyra se si këto mjete motorike duhet të lëvizin dhe të qarkullojnë, duke patur parasysh edhe të gjitha standardet e sigurisë që do duhet të respektohen.
Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, ka qenë kyç në luftën kundër krimit ndërkombëtar”-u shpreh Koçiu.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.