Në lagjen “Kala” të Elbasanit u dorëzuan sot certifikatat e pronësisë, pas përfundimit të procesit të regjistrimit fillestar që përkon me zonën kadastrale 8524 të qytetit.
Në ndarjen e certifikatave ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, drejtori i përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame dhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja.
Gjiknuri tha në fjalën e tij se “nga ky proces do përfitojnë mbi 7700 pasuri, të cilat certifikohen dhe marrin dokumentin e pronësisë. Kjo falë vëmendjes së qeverisë e cila, me miratimin e ligjit në vitin 2020, hapi rrugën e procesit të legalizimit edhe për banesat e ndërtuara para viteve ’90”.
Gjiknuri bëri të ditur se “me Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë po negociojmë për alokimin e një granti, me qëllim rinovimin e shtëpive të vjetra të cilat mbartin vlera historike, duke e bërë edhe më atraktiv qytetin e Elbasanit për vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj”.
“??? Më në fund arritëm të çertifikojmë Kalanë e Elbasanit që nga ndërtimi i saj ?
Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës z. Artan Lame, Drejtuesin Politik të Elbasanit z. Damian Gjiknuri dhe Drejtorinë Vendore ASHK Elbasan iu dorëzuam më në fund banorëve të lagjes “Kala” çertifikatat e regjistrimit fillestar të pasurive të tyre të paluajtshme.
Proçesi i Përfundimit të Regjistrimit Fillestar të kësaj zone të rëndësishme të qytetit të Elbasanit ishte një proçes i mbetur pezull të cilit ju dha prioritet i veçantë. Iu nënshtruan rreth 8700 pasuri publike dhe private, e për tu theksuar është se kjo zonë rreth 80 % të ndërtimeve të saj i ka ekzistuese para viteve 1990.
Në Zonën Kadastrale 8524, në të cilën bëjnë pjesë lagjet Partizani, Visarion Xhuvani, Aqif Pasha, Vullnetari ndodhet dhe lagja Kala e cila është Zonë Monument Kulture e kategorisë “A”.
Sot i dorëzuam banorëve të këtyre lagjeve rreth 150 Çertifikata Pronësie si dhe Vendime Legalizimi. ?”-shkruan Llatja.