“Zgjat orën policore se…”. Qytetari i bën kërkesë Ramës, por si i përgjigjet Kryeministri

Kryeministri Edi Rama është nisur sot në Përmet, ndërsa gjatë rrugës zhvilloi dhe një bisedë telefonike me kandidatin e PS në Tropojë Petrit Malaj. Videon e bisedës, kreu i qeverisë e publikoi në rrjetin social Facebook, ç’ka solli dhe mjaft reagime të qytetarëve. Një prej ndjekësve i shkoi kreut të qeverisë nëse do rishikonte kufizimet në orare si pasojë e pandemisë,

 “Zgjate oren policore vetem per levizje me mjete se ngelem trafik tu u ngut me shku ne shpi po marrim tjere ne cafe dhe veten”, i shkruan qytetari.

Rama i përgjigjet: mos do te perfundojme si Kosova e si Maqedonia qe po mbyllen fare apo si?

Kujtojmë se masat e marra nga Komiteti Teknik vendosin në ‘karantinë totale’ Shqipërinë, nga ora 20:00 deri në orën 6:00.